Bota

Vaksinat kundër COVID-19, BE planifikon eksportimin e 700 milionë dozave në gjashtë muajt e parë të 2022

Bashkimi Evropian bëhet me dije se po planifikon të eksportojë 700 milionë doza të vaksinave kundër Covid deri në mesin e vitit 2022.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale ka bërë me dije se në kuadër të parandalimit të Covid ekipi shëndetsor në BE do të bëjë shumë më shumë dhe do të eksportojë vaksina në vendet anëtare.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

“BE është donatori më i madh i vaksinës për Covid-19. Ne tejkaluam objektivin tonë në 2021, me 380 milionë doza të përbashkëta, por kemi akoma dhe shumë për të bërë. Ekipi Europe ka premtuar të ndajë 700 milionë doza deri në mesin e 2022”, ka thënë ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *