BallinaLajme

Votim nga shtëpia/ Në Kosovë do të mundësohet për të sëmurët me Covid-19

Votimi do t’u mundësohet në zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë edhe personave të infektuar me Covid-19, që janë në vetizolim. Kjo do të realizohet përmes ekipeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët do të marrin konfirmimin e votuesve nëse duan ta shfrytëzojnë të drejtën për votim dhe si rrjedhojë votimi do t’u mundësohet nga shtëpia. Ekipet do të përbëhen nga katër persona: përfaqësuesi i KQZ-së, përfaqësuesit e partive politike dhe një punëtor shëndetësor.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Bazuar në udhëzimet e lëshuara për zgjedhjet e muajit nëntor për kryetar komune e Mitrovicën e Veriut dhe Podujevë, KQZ duhet të përkujdeset që vendvotimet të dezinfektohen kohë pas kohe, të mos lejojnë hyrjen e personave pa maskë në ambiente të brendshme dhe të mbajnë rendin dhe distancën.

Rruga Press

YouTube player