Bota

Jep mbrojtje të përhershme! Shkencëtarët japonezë po punojnë për vaksinën revolucionare kundër Covid-19

Bota ka hyrë në vitin e tretë të luftës kundër COVID-19, që deri më tani ia ka marrë jetën mbi 5.4 milionë njerëz dhe mbi 290 milionë tjerë u infektuan.

E derisa bota ka hyrë në vitin e tretë në luftën pandemisë që çakordoi gjithçka, nga Tokio vjen lajmi i mirë – shkencëtarët janë duke punuar pandërprerë në vaksinën revolucionare që do të garantoj mbrojtje të përhershme kundër COVID-19.

Siç raporton Japan Times, që kur u shfaq në dhjetor të vitit 2019, coronavirusi ia mori jetën mbi 5.4 milionë njerëzve dhe qindra miliona tjerë u infektuan. Vaksinat ekzistuese për shkak të rënies së përqindjes së antitrupave, kërkojnë doza përdoruesve, kështu vaksina e re do të duhej të konsiderohej si hap i madh në luftën kundër coronavirusit.

Lexo më shumë  NASA gati për fluturimin historik në atmosferën e Diellit – a do t’i mbijetojë anija temperaturave ekstreme?

Michinori Kohara, profesor në Institutin e Shkencave Mjekësore në Tokio – beson se vaksina e modeluar kundër lisë, do të mund të zhduk coronavirusin, që ka treguar se mund të pësojë shumë shpejt mutacione. Kohara në prill të vitit 2020 në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Sëmundje Ngjitëse, filloi të zhvillojë vaksinën që përmban proteinën me thumba të virusit SARS-CoV-2, që është agjenti shkaktar i coronavirusit.

Ekipi i tij zgjodhi një lloj të virusit jopatogjenik të quajtur DIs, që është dëshmuar të jetë një vektor efektiv virusi dhe tejet i sigurtë. Kjo vaksinë revolucionare mund të prodhojë antitrupa të fuqishëm neutralizues brenda një jave pas imunizimit, dhe të ofroj mbrojtje afatgjatë. E nëse dy doza të vaksinës merren në distancë kohore për tri javësh, antitrupat neutralizues do të rriten për dhjetë herë. Vaksina do të veprojë edhe kundër variantit të ri Omicron, e një prej përparësive të saj është se mund të ruhet në temperatura sikurse është në dhomë ku qëndrojmë.

Lexo më shumë  Mijëra studentë serbë protestojnë për të kërkuar përgjegjësi për incidentin në Novi Sad

Sipas Michinorit, kjo vaksinë prodhon antitrupa dhe krijon imunitet të përjetshëm. Kjo vaksinë deri më tani është testuar në minj dhe majmunë dhe ka dhënë rezultate të mira.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *