Kaloi 28 ditë në koma pasi u infektua me Covid-19, mjekët i japin viagra të zgjohet
BRITANI E MADHE- Një ngjarje e rallë ndodhi në Lincolnshire, ku një infermiere pasi kaloi 28 ditë në koma është zgjuar vetëm pasi mjekët i dhanë viagra. Dailymail shkruan se infermierja Monica Almeida u shtrua në spital më 9 nëntor pasi u infektua me Covid-19.
37-vjeçarja u transferua në kujdesin intensiv një javë më vonë përpara se mjekët ta vendosnin në koma të induktuar më 16 nëntor. Almeida thotë se ishte vetëm tre ditë larg nga fikja e ‘ventilatorit’ kur gjendja e saj filloi të përmirësohej dhe ajo u zgjua më 14 dhjetor.
Para se ta çonin në koma mjekët në Spitalin e Qarkut Lincoln ranë dakort me infermjeren për të kryer një eksperiment. Ata zbuluan se i kishin dhënë asaj një dozë të madhe viagra si pjesë e një trajtimi eksperimental për të testuar zgjimin e saj.
Rruga Press

