Lajme

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë: Gjashtë ekstradime nga Kosova janë kryer në dy javët e fundit

Gjatë dy javëve të fundit janë realizuar gjashtë ekstradime me Francën, Zvicrën, Gjermaninë, Italinë dhe Belgjikën.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se përmes realizimit të këtyre ekstradimeve, personat e kërkuar për vepra penale do të ballafaqohen me procedurë penale ose do të vuajnë dënimin e shqiptuar nga autoritetet gjyqësore.

Lexo më shumë  Raporti/ Rama në një nivel autokracie me Putinin, Erdoganin dhe Vuçiqin

“Për më shumë, të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-213 për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Ajo tutje ka bërë të ditur se me “ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji do të ketë ekstradime më të shpejta duke ngërthyer gjithmonë standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut”.

Lexo më shumë  Policia me aksion në veri, bashkë me Doganën dhe ATK-në

“Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar në luftimin e krimit transnacional dhe në ndërmarrjen e veprimeve të përcaktuara me rendin juridik të Kosovës”, ka përfunduar Haxhiu.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *