Lajme

Austria, rregulla të reja për shqiptarët: kush karantinohet e kush jo nga 15 shtatori

Ministria për Punët e Jashtme njoftoi sot se duke filluar nga data 15 shtator 2021, vetëm personat plotësisht të vaksinuar, ose me një dëshmi mjeksore që e kanë kaluar Covid-19 dhe janë të shëruar, ose të moshës 12 vjeç e lart do të lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria për në Austri pa pasur nevojë të karantinohen.

Të gjithë udhëtarët e pavaksinuar, mund të hyjnë në Austri, por:

Lexo më shumë  Gërvalla e Kurti takuan Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin

duhet të regjistrohen paraprakisht në (Pre Travel Clearance English)  https://entry.ptc.gv.at/en.html ,

të paraqesin një test negativ të COVID-19 dhe të qëndrojnë në karantinim të detyruar për 10 ditë në një hotel ose vendbanim, me shpenzimet e tyre. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ.

Kategoritë që përjashtohen nga kërkesat për regjistrim dhe karantinë janë:

Ata që udhëtojnë për qëllime biznesi;

Forca humanitare;

Të miturit midis moshës 12 dhe 18 vjeç që hyjnë në Austri nën mbikëqyrjen e personave plotësisht të imunizuar;

Lexo më shumë  MPB merr në shfrytëzim objektet paralele serbe në veri, aty do të vendosen tri ministri

Ata që hyjnë në vend për arsye të paparashikueshme, urgjente, familjare si (sëmundje të rënda, vdekje në familje, funerale, lindje), të cilat do të vlerësohen dhe merren parasysh si të tilla nga autoritetet përkatëse.

Për informacione më të përditësuara dhe detajuara për hyrjen në Austri, Ministria shtoi se të interesuarit duhet të drejtohen në linkun: https://www.austria.info/en

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *