Lajme

Flasin familjarët e Sabrinës. Vajzës 31 vjeçare që vritet nga ish-bashkëshorti i saj. Vrasësi kishte 2 muaj që ishte liruar nga burgu

Krimi i rëndë brenda familjes i mori jetën mbrëmjen e djeshme Sabrina Bengës.

Ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj kishte shkuar për tu sqaruar me Bengën, në banesën e prindërve të viktimës në fshatin Zhupan. Eltoni kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga qelia, aty ku ishte futur po për shkak të dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje.  Ditët e fundit Metaj po i lutej vazhdimisht ish-bashkëshortes që të riktheheshin bashkë, por ajo nuk pranonte. Duket se debati verbal me ish-gruan ka degjeneruar në fyerje e më pas në përdorimin e armës së zjarrit, duke lënë të vdekur 31-vjeçaren dhe jetime vajzën e tyre 3-vjeçare.

Armando Bengaj, vëllai i viktimës tregoi për mediat e pranishme se motra e tij po hante bukë në momentin që është qëlluar për vdekje nga autori, ndërsa shton se Elton Meta ishte dhe në kërkim të tijin për ta vrarë.

Lexo më shumë  Shtohet popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria po kthehet në një azil të madh

Nëna e Elton Metajt, autorit të vrasjes së ish-bashkëshortes Sabrina Bengajt, ka dhënë dëshminë e saj për mediat. E shokuar për ngjarjen e rëndë, ajo shprehet se është tronditur nga ajo që ka ndodhur pasi Sabrinën e kishte rritur vetë. Nëna e autorit ka treguar se Eltoni i kishte telefonuar dhe i kishte bërë të ditur se do të vriste veten.

Policia e Fierit ka mundur që ta arrestojë autorin. Pas 3 orë ndjekjesh, Metaj u kap nga Policia në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan bashkë me armën e krimit.

Elton Metaj njihej si një person problematik, dhe ishte një emër i njohur për policinë. Në shtator të vitit të shkuar kishte marrë peng të shoqen duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e forcave RENEA për t’i shpëtuar jetën të resë. Megjithatë duket se nuk do të gëzonte për shumë gjatë. Edhe vjet ai qëlloi dy herë me armë zjarri në ajër, teksa ndodhej në oborrin e banesës së vjehrrit, e vetëm pas 5 orë negociatash me Policinë u vetëdorëzua.

Lexo më shumë  Kurti: Zhvilluam takime të shumta bilaterale në Mynih, me fokus sigurinë dhe rritjen e investimeve në mbrojtje
YouTube player
  • Nëna e Elton Metajt, autorit të vrasjes së ish-bashkëshortes Sabrina Bengajt, ka dhënë dëshminë e saj për mediat. E shokuar për ngjarjen e rëndë, ajo shprehet se është tronditur nga ajo që ka ndodhur pasi Sabrinën e kishte rritur vetë. Nëna e autorit ka treguar se Eltoni i kishte telefonuar dhe i kishte bërë të ditur se do të vriste veten. Mister për nënë mbetet se ku u gjet arma e krimit.Nëna e autorit: Jam e tronditur nga ngjarja, jam e shokuar. Djali na mori në telefon dhe na tha se do vriste veten. Ne nuk kishim armë në shtëpi, nuk e di ku e mori, dhimbja është e njëjtë për të dyja familjet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *