Lajme

Të rinjtë shqiptarë me sytë nga Europa për vende pune

Të rinjtë shqiptarë çdo ditë e më shumë i kanë sytë drejt vendeve të huaja. E ardhmja për ta nuk është Shqipëria. Qytetarë të shumtë u shprehën se dëshirojnë të largohen nga vendi për shkaqe si papunësia dhe ekonomia e dobët.

Edhe ata që janë larguar prej kohësh, nuk pendohen për zgjedhjen e tyre.

Ja si shprehet një prej tyreË

“Kam zgjedhur të studioj jashtë sepse dega që unë kam, regji filmi, nuk e vazhdoja dot këtu. Nuk besoj se vlerësohet aq shumë kultura këtu. Jeta mund të bëhet ku të duash ti por të paktën studimin na e mundëson më mirë një vend tjetër,” – u shpreh ajo.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Çdo ditë e më shumë shtohen të rinjtë që trokasin në dyert e kompanive të punësimit, sidomos pas pandemisë.

 “Tani në pandemi aplikimet janë rritur goxha, më shumë sesa 2-3%. Moshat që vijnë më shumë tek ne janë moshat 20-30 vjeç. Nëse për dy ditë kemi 800 aplikime, vetëm 40 maksimumi 50 pranohen. Shumica e profesioneve që kërkohen janë hoteleri turizëm,” – u shpreh drejtuesja e një kompanie që punëson të rinj jashtë vendit.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Sipas INSTAT, në vitin 2020 edhe pse në kohë pandemie, janë larguar 23.854 persona. Të rinjtë përbëjnë numrin më të madh të tyre. Popullsia në grup moshën 15-29 vjeç u tkurr me rreth 18 mijë persona. /Euronews.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *