Loja e ‘Super Mario’ shitet me një çmim marramendës në ankand, vlera e saj kushtoi 1.5 milionë dollarë
Loja ‘Super Mario 64’ e Nitendos është shitur në ankand më një çmim marramendës për 1.5 milionë dollarë.
BBC raporton se shtëpia e ankandit e cila e shiti u shpreh se kjo ishte ndër të pakta kopje që ishte në gjendje kaq të mirë.
‘Super Mario 64’ ishte loja më e shitur për sistemin Nintendo 64 dhe konsiderohet ndër lojërat më të rëndësishme në historinë e video-lojërave. Kopjet e lojërave më të njohura tërheqin më shumë oferta.
Me herët, edhe një video-lojë e pahapur Nintendo ‘Super Mario Bros’ e prodhuar në vitin 1986, është shitur në një ankand në SHBA për 660 mijë dollarë. Videoloja ishte blerë në vitin 1986 si dhuratë për Krishtlindje, por ajo u vendosë në një dollap dhe u harrua për vite. Çmimi i shitjes tejkaloi pritshmëritë, pasi fillimisht ishte vënë shuma prej 114 mijë dollarë.