Lajme

Zjarri në Tetovë/ Aleanca për Shqiptarët: Qeveria me dyfytyrësi kërkon hetime dhe më pas pengojnë hetimet

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se ata që gati dy vite nuk gjetën as një ditë të vetme për t’u dalë në ndihmë tetovarëve në luftën kundër pandemisë, pas tragjedisë së mbrëmshme, siç thonë nga ASH, pa fije turpi defiluan në vendin ku u dogjën shumë shpirtëra e u shuan shumë jetë.

“Dyfytyrësia e ministrave dhe funksionarëve të Qeverisë LSDM-BDI shkon deri aty sa kërkojnë hetime, ndërkohë pengojnë hetimet, shkelin në vendin e hetimeve duke shkatërruar dëshmitë dhe gjurmët që do të ndihmonin në zbardhjen e këtij rasti”, thonë nga ASH.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

“Tanimë jemi bindur se nuk ndjeni përgjegjësi dhe ndërgjegje, por tregoni pak kujdes dhe mos ua shtoni edhe më shumë dhimbjen familjarëve të viktimave me sfiladat tuaja luksoze dhe cinike”, thuhet në fund të njoftimit.

Ndryshe, në tragjedinë e në Spitalin e Tetovës humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *