19 të vdekur e 703 raste me COVID-19 sot në Kosovë
Në 24 orët e fundit kanë vdekur 19 persona si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të enjten.
Sipas raportit të përditshëm, në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 703 raste pozitive nga 10.851 mostra të kryera.
Të shëruar janë trefish më shumë (2.252) sesa të infektuar me koronavirus dhe kjo ka bërë që të bie numri i rasteve aktive në 20.652.
Rruga Press