Lajme

Ndotja/ TEC-et e Ballkanit Perëndimor bëhen problem për Europën

Rreth 19 mijë vdekje të regjistruara në Evropë në tre vitet e fundit e kanë origjinën te ndotja që shkaktojnë termocentralet me qymyr në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shifra del në një raport të hartuar nga CEE Bankëatch Network dhe Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër.

Gjysma e këtyre vdekjeve kanë ndodhur në vendet e Bashkimit Evropian që përfshijnë Italinë, Rumaninë dhe Hungarinë. Ndotja vjen nga termocentralet që tejkalojnë kufijtë e lejueshëm të ndotjes, ose kufijtë e orëve të punës, në Serbi, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Autorët argumentojnë se së bashku me kostot e shëndetit, BE gjithashtu mban “një pjesë të përgjegjësisë”, pasi është një importues neto i energjisë elektrike nga ky rajon.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Prodhimi i energjisë elektrike në këto impiante mund të jetë jashtëzakonisht i rëndë ndotës. Sipas raportit, prodhimi i energjisë në këto vende është rreth 300 herë më intensiv me SO2 sesa në BE.

SO2, ose dioksidi i squfurit, është një ndotës i ajrit me impakt të madh negativ në shëndetin e njeriut.

Energjia elektrike nga Ballkani Perëndimor përbën vetëm 0.3 përqind të konsumit të energjisë elektrike të BE-së, por për shkak se prodhimi i saj është aq intensiv me SO2, emetimet e këtij gazi ndotës janë të barabarta me gjysmën e të gjithë emetimeve të SO2 nga të gjitha termocentralet në BE në 2020.

Këto TEC-e janë pjesë e Planeve Kombëtare të Reduktimit të Emisioneve (NERP), të cilat u lejojnë atyre të vazhdojnë operimin e impianteve të ndërtuara para vitit 1992 deri në vitin 2027 – në kushte të rrepta.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Këto kushte përfshijnë një tavan vjetor për sasinë e ndotësve të ndryshëm, si dhe një kufi prej 20 000 orë pune në vit.

Në vitin 2018 dhe 2019, sipas raportit, impiantet e qymyrit që u përfshinë në NERPs lëshuan rreth gjashtë herë më shumë dioksid squfuri (SO2) sa ishte e lejuar, por në vitin 2020 ato emetuan 6.4 herë më shumë.

TEC-et lëshuan rreth 1.6 herë më shumë pluhur sa ishte e lejuar në të tre vitet midis 2018 dhe 2020, madje u rritën edhe emetimet në vlerë absolute./res/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *