BotaLajme

Krimet kibernetike/ Kandidati i CDU për kancelar propozon ‘FBI-në Evropiane’

Armin Laschet, kandidati i CDU/CSU për të pasuar Angela Merkelin si kancelar i ardhshëm gjerman, ka bërë thirrje që Europol të transformohet në një “FBI evropiane” për të trajtuar krimin kibernetik.

“Një shtet i mbrojtur mirë duhet gjithashtu të jetë në gjendje të mbrojë veten në botën dixhitale,” shkroi Laschet, në një artikull të botuar të mërkurën në Handelsblatt, raporton Politico.

Laschet propozon një mbrojtje në nivel europian për sulmet kibernetike dhe shkruan se kjo mund të arrihet duke shndërruar Europolin sipas modelit të FBI-së në sektorin kibernetik.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

“Kjo do të lejonte që Evropa të reagonte ndaj kërcënimeve dixhitale, të cilat “shpesh janë paralajmëruese të krimeve të tjera” argumentoi ai.

Kandidati konservator gjithashtu bëri thirrje për një “një politikë të përbashkët të jashtme të klimës … për të minimizuar rreziqet për qytetarët e prekur nga ndryshimet globale të klimës”, dhe propozoi një komisioner evropian për politikën e jashtme të klimës, një homolog evropian për të dërguarin special të Presidentit të SHBA për Klimën John Kerry.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Laschet, i cili do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron të mërkurën, gjithashtu bëri thirrje më gjerësisht për një “bashkim më të fortë për sigurinë” në Europë të udhëhequr nga Gjermania dhe Franca.

Që prej fillimit të fushatë elektorale në Gjermani, konservatorët e CDU/CSU kanë humbur mbështetje sipas sondazheve dhe aktualisht janë të dytët pas socialdemokratëve të SPD-së.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *