‘Arben Vitia është i njëjti – Shokët e Sami Lushtakut i bëjnë vërejtje qeverisë, ndërsa Sami Lushtaku bën dasma me elektorat’
Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka reagur karshi akuzave që po i ndajmbathen Minisitrit të Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia.
Sipas profesorit Hoxha, kritikat karshi ministrit Vitia janë të orkesturar nga media dhe esksponontë të ish-pushtetit.
‘Arben Vitia është i njëjti, dhe e njëjta është opozita, të njëjtat janë mediat mercenare në Kosovë. Shokët e Sami Lushtakut i bëjnë vërejtje qeverisë ndërsa Sami Lushtaku bën dasma me elektorat.
Ramush Haradinaj që thërriste për t’u hapur dasmat, thërret sot kundër qeverisë sepse nuk mori masa. Është i njëjti që bënte hajgare me Çakorrin, por me të ardhur në qeveri e la Çakorrin’, ka shkruar Hoxha në profin e tij në rrjetin social Facebook.
Duke potencuar faktin se opozita aktuale i trashëgoi Qerevisë Kurti një sistem shëndetësor të stërkequr, Hoxha iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës të vaksinohen.
Ky është reagimi i plotë i filozofit Hoxha; /kosovapost/
Rruga Press