Presidentja Osmani së shpejti vizitë zyrtare në Gjermani dhe SHBA
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani së shpejti do të jetë për një vizitë zyrtare në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Telegrafi merr vesh se Osmani fillimisht do të jetë për vizitë zyrtare në Berlin të Gjermanisë, e pastaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të ketë takimet me zyrtarë të lartë të këtyre dy shteteve.
Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani më 1 shtator mori pjesë në Forumin Ekonomik të Zvicrës.
Ajo gjatë qëndrimit në Zvicër është takuar edhe me presidentin zviceran Guy Parmelin, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks në sektorin e ekonomisë, të arsimit, bujqësisë e shëndetësisë.
Osmani ka bërë të ditur se Kosova dhe Zvicra shumë shpejt me marrëveshje për tregti të lirë.
Rruga Press