Lajme

U denoncua 30 herë nga publiku! KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme gjyqtaren e Tiranës, Manjola Bejleri. Shkarkimi i Bejlerit u vendos me shumicë votash nga trupi gjykues i KPK-së, i kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin.

Bejleri u përball të hënën më 18 tetor me gjetjet e KPK dhe dha shpjegime të detajuara për balancat negative për pasurinë dhe për dyshimet për fshehjen e një mjeti në emër të vëllait, të cilat i kundërshtoi. Bejleri u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërkohë që dha shpjegime për një pjesë të 30 denoncimeve nga publiku, megjithëse prej Komisionit nuk u relatuan konstatimet e këtyre gjetjeve.

Lexo më shumë  Kurti në Zvicër u adresohet studentëve, flet për progresin e Kosovës

Manjola Bejleri e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *