KryesoreLajme

Skandal/ Firma “Salillari” hedh inerte ndërtimi në fshatin Ibë. Policia nuk vepron

Firma e ndërtimit “Salillari” është shkaktarja kryesore e krimit mjedisor që po ndodh në fshatin Ibë.  Ky skandal po ndodh nën syrin e policisë dhe inspektorëve të mjedsit në dritën me diell.

Firma e ndërtimit “Salillari” ngarkon inerte në  kantierin e saj të ndërtimit dhe me makina që nuk ndalen në asnjë moment, I shkarkon  ato në Fshatin Ibë. Inertet që shikoni në video i përkasin kantierit pranë Liqenit të Thatë  në Selitë (kopshtit zoologjik)  njohur ndryshe si Farka.

Video amatore tregon qartë ngarkimin e inerteve në kantier dhe rrugën që ato bëjnë mes trafikut, futen në unazën e madhe dhe marrin rrugën për në  Ibë një zonë turistike në të cilën “Salillari” shkarkon inertet e tij në mënyrë të jashtëligjshme. Prej kohësh “Salillari” depoziton si të dojë dhe ku të dojë pa pengesa nga shteti. Nuk dihet se si e siguron këtë mbrojtje nga policia bashkiake dhe ajo rrugore “Salillari” por nje gjë është e sigurt, se kjo vepër penale po ndodh para syrit të  banorëve të Tiranës dhe atyre të fshatit Ibë, ankesat e te cilëve  nuk i dëgjon askush.

Lexo më shumë  Rekord historik/ Industria në Shqipëri bie me 8.9%, shkak mungesa e punonjësve dhe rënia e euros
YouTube player

Megjithëse kjo vepër penale e ndotjes së ambientit dënohet nga kodi Penal 2 deri në 10 vjet, deri tani kjo kompani ka mbetur e paprekshme. Ky skandal i dokumentuar me video është nje thirrje për organet e rendit, të cilat në këtë rast duket se janë bërë pale me këtë krim mjedisor të pandërshkuar. Nëse nuk veprohet “Salillari” do e kthejë shumë shpejt  fshatin Ibë në një mal me plehra, i cili do mbulojë jo vetëm natyrën, por dhe banorët  që kanë mbetur pa mbrojtje.

Lexo më shumë  Deputetët e VV-së  me akuza ndaj Musliut: Thirri kundërligjshëm drejtorin e AKI-së në raportim të jashtëzakonshëm , për të krijuar drama

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *