Lajme

Kosovë/Fillon publikimi i formularëve të rezultateve të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka filluar të publikojë formularët e rezultateve të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe kuvendeve komunale.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë e se publikimi i formularëve bëhet me qëllim që të rritet transparenca e procesit zgjedhor.

Ky publikim është në proces dhe deri më tani janë publikuar formularët e rezultateve nga disa komuna, derisa do të vazhdohet me publikimin sapo të njëjtit të jenë të gatshëm.

Ai sqaroi po ashtu se këto formularë nuk janë shpallje e rezultatit përfundimtar.

Lexo më shumë  2025, një në pesë të punësuar në Shqipëri punoi pa pagesë

“Ky publikim bëhet me qëllim të rritjes së transparencës për procesin zgjedhor dhe nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare”, tha Elezi.

Siç njoftoi Elezi, formularët skanohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe pastaj ngarkohen në faqen zyrtare të KQZ-së.

“Formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe të kandidatëve, nga të dy llojet e zgjedhjeve, skanohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve dhe pastaj ngarkohen në ueb faqe të KQZ-së”.

Në këtë mënyrë të gjithë kandidatët e interesuar kanë qasje për të parë rezultatin në secilin vendvotim.

Lexo më shumë  1-shi i listës së LDK-së në “gjumë” – Vjosa Osmanit as që ia ndien për kaosin që e ka kapluar Abdixhikun

“Këta formularë janë kopje e formularëve të plotësuar në vendvotime dhe çdo kandidat i interesuar mund t’i shfletojë për ta parë rezultatin e tij që ka arritur në secilin vendvotim”, tha ai.

Formularët mund t’i gjeni duke klikuar në këtë LINK.

Ndryshe, numërimi i votave pritet të përfundojë gjatë kësaj javë, ndërkaq që KQZ-së i duhen edhe disa ditë të tjera për të shpallur rezultatet dhe për të certifikuar zgjedhjet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *