Ja si do të jetë moti gjatë fundjavës
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshëm me intensitet të ulët deri mesatar.
Përgjatë vijës bregdetare dhe zonën e veriperëndimit reshjet në kohë afatshkurtër me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e veriut në lartësitë mbi 300 metër reshje të dendura dëbore.
Edhe për ditën e Diel moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin.
Në zonën e jugut reshjet me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.
Në zonën e veriut në lartësitë mbi 300 metër reshje dëbore ndërsa në zonën e juglindjes në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore.
Rruga Press