58 mijë vetura të Serbisë me targa me stikera
Saktësisht 58 mijë e 27 vetura me targa të Serbisë kanë mbuluar simbolet shtetërore me stikerë, bazuar në marrëveshjen e arritur në Bruksel në fund të shtatorit, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.
Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, mbulimi i simboleve shtetërore me stikerë po vazhdon të bëhet në pikat kufitare dhe qendrat e regjistrimit të automjeteve.
Marrëveshja për mbulim të simboleve shtetërore në targat e veturave nga Serbia u arrit pas tensioneve më shumë se 10 ditë në fund të shtatorit në veri të Kosovës. Më 20 shtator, Kosova vendosi të zbatojë masën e reciprocitetit duke mbuluar targat e shtetit të Serbisë, siç bënte Serbia me ato të Kosovës. Vendimi u përcoll me protesta të serbëve që bllokuan për po aq ditë rrugët që çonin në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Rruga Press

