Zgjedhjet në Kosovë/Prin Arben Vitia në Prishtinë, numërohen 80% e votave
Po vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet lokale në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në komunën e Prishtinës tashmë janë numëruar 80 për qind të votave.
Sipas këtyre rezultateve kandidati i Vetëvendosjes, Arben Vitia prin me 42,44 për qind të votave.
Ndërkaq, pasues i tij është kandidati i LDK-së, Perparim Rama, i cili ka marrë 29.21 për qind.
Kurse, Uran Ismaili i PDK-së radhitet i treti me vetëm 21.66 për qind të votave.