Lajme

Vjosa Osmani: Sot qytetarët votojnë për kualitetin e jetës së tyre në katër vitet e ardhshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ushtuar të drejtën e votës në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Ajo para mediave tha se qytetarët sot determinojnë kualitetin në komunat e tyre me zgjedhjen e udhëhqësisë së re.

Osmani po ashtu bëri thirrje për dalje sa më rë madhe në këtë proces zgjedhor.

“Sot qytetarët tanë pa dallim votojnë për kualitetin e jetës së tyre, komunat dhe udhëheqësisë e cila do determinojë jetën në komunat e tyre për katër vitet e ardhshme. I ftoj qytetarët në numër sa më të madh të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor. Shpresoj që zgjedhjet sot të kalojnë pas asnjë incident”, tha Osmani.

Lexo më shumë  Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri të Kosovës për prioritetet e përbashkët

Në ora 7:00 në Kosovë ka nisur votimi për zgjedhjet të cilët do të nxjerrin kryetarët dhe asamblistët e 38 komunave.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet e sotme janë të regjistruar 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Lexo më shumë  Pamje - Protestuesit kapin Bledi Çuçin në kafe, bashkëshortja e tij Delina Fico humb durimin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *