Lajme

Reporterët pa Kufij reagojnë për sulmin e protestuesve serb ndaj gazetarëve

Reporterët pa Kufij kanë reaguar pas sulmit që është bërë ndaj gazetarëve të medieve të Kosovës gjatë ditës së mërkure.

Përmes një postimi në Twitter, Reporterët pa Kufij i kanë bërë thirrje policisë që t’i mbrojë gazetarët gjatë raportimeve të tyre.

“Gazetarëve të T7, Klan Kosova, RTV Dukagjini, ATV & Kanal 10 u është bërë presion dhe u penguan. Njëkohësisht në rrugën për në #Leposavic, protestuesit kanë ndjekur gazetarët me makina!”.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Reporterët pa Kufij i bën thirrje policisë të përmbushë detyrimin e saj për të mbrojtur gazetarët gjatë raportimit të tyre”, ka shkruar në Twitter RSF.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *