Lajme

SHBA-ja zotohet për mbështetje të Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zotuar për mbështetje të Kosovës në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë për media pas vizitës së ministrit Armend Mehaj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Sipas njoftimit të MM-së, në Ambasadën e Kosovës në SHBA, Mehaj ka takuar drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë Qendrore, Robin S. Brooks.

“Me këtë rast, ministri Mehaj e informoi znj. Brooks me përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Në vazhdim ata diskutuan edhe për sigurinë rajonale, ndikimet e huaja si dhe ndryshimet në mjedisin e sigurisë globale. Nga ana e saj, znj. Brooks vlerësoi vizionin dhe objektivat e ministrit Mehaj për të ardhmen, me theks të veçantë angazhimin e tij në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies institucionale. Ajo u zotua se do të punojë ngushtë për të realizuar prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe qëllimet strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet në njoftim për media.

Po ashtu Mehaj ka vizituar Këshillin Atlantik në Washington DC, ku ka paraqitur prioritetet e Qeverisë së Kosovës për sigurinë dhe mbrojtjen.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

“Ndër qëllimet tona kryesore strategjike si shtet dhe qeveri, është angazhimi maksimal për anëtarësim në NATO dhe BE. Për këtë, nga fushëveprimi ynë si Ministri e Mbrojtjes, jemi të fokusuar në zhvillimin dhe modernizimin e Forcave Mbrojtëse sipas standardeve më të avancuara të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s që të jenë efektivisht të ndërvepruese në misione të përbashkëta paqeruajtëse dhe të stabilitetit”, ka deklaruar Mehaj.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Ai po ashtu ka kujtuar se partneriteti me SHBA-në është i pazëvendësueshëm për Kosovën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *