Lajme

Protesta kundër rritjes së çmimeve. Të hënën përsëri në protestë

Qytetarët shqiptarë do të rikthehen sërish ditën e hënë përballë kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve.

Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, ai bën të ditur se ditën e hënë në orën 18:00 do të jetë përballë kryeministrisë. Lapaj thotë se përgjatë këtyre ditëve ka marrë shumë sulme pasi ka protestuar, mirëpo këto nuk do e ndalojnë që ai të rikthehet në shesh. ‘Të hënën te vendi’ shkruan Lapaj duke ftuar këdo që do të dalë kundër rritjes së çmimit të bukës, shportës ushqimore, karburantit, gazit, abuzimit me paratë publike e shumë arsyeve të tjera që i ka radhitur në shkrimin e tij.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

THIRRJA:

TË HËNËN NË 18.00 DO JEM PËRBALLË KRYEMINISTRISËKëto ditë më sulmuan. Më sulmuan pse protestoj. Nuk di të kem ndaluar kënd të protestoj. I lirë është sheshi…le të dalin kush ka motiv për të mos dalë në një ditë me mua. Aq më shumë që këta që më sulmojnë as i kam ftuar fare edhe pse as i ndaloj dot pasi sheshi nuk është imi.Nuk e kanë me mua…unë jam ai që isha dhe dje. E kanë për të tjera arsye. Si ndihmoj dot. Bosh qe sheshi dje dhe sot. Bosh është dhe nesër. Kush i ndaloi të dalin?Do dal të vazhdoj protestën kundër rritjes së çmimit të bukës, shportës ushqimore, karburantit, gazit, kundër abuzimit me paratë publike, kundër mungesës së meritokracisë, keqadministrimit të sistemit energjitik e për shumë arsye të tjera…ndjej se duhet të protestoj.Të hënën te vendi.

Rruga Press

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *