Lajme

Mësues që zihen, sa ngjarje e shëmtuar !

Koment nga Edmond Bruçaj

Kur isha në universitet ,njerëzit më thoshin “Ti je i zgjuar. Pse dëshiron të bëhesh mësues? Ti mund zotërosh çdo profesion që deshiron.”

Por nëse “njerëzit e zgjuar” nuk do i mësojnë femijet tanë, atëherë kush? Ishte përgjigjeja ime e rrufeshme sa herë që ma thonin.

Por sot u ndjeva i zhgënjyer, nga ngjarja qe ndodhi. Kur mësuesit arrijnë në këtë pikë, do thotë se jemi akoma në moçalin e injorancës .

Si do e ujitësh me dije, me kulturë, me moral, me dashuri, me tolerancë, me respekt, me empati një brez kur ti je një pemë e thatë e cila nuk ka asnjë frut?!

Lexo më shumë  “Zëri i UÇK-së” Rexhep Selimi edhe këtë përvjetor në sallën e gjyqit, së shpejti sjell ekspozitë nga Haga

Si mund t’ja përshtatesh vetes një brutalitet prej rrugaçërie bandeske?!

Si mund të jesh një simbol dije, kur për një fjalë plas konflikti deri në përdorim të armëve, kur në vend të këmbëzëz, kemi lapsin, në vend të plumbave kemi fjalët.

Pse duhet të bëjë bujë një ngjarje e tillë në vende ku ne duhet të jemi frymzim e shembull i mirë.

Pse ke zgjedhur të jesh mësues kur ti nuk i ke mësuar ende vetes as më të voglen dije njerëzore.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Pse duhet të bëhesh shkaktar i prishjes të imazhit fisnik, që të tjerët mundohen me shumë sakrificë ta ndërtojnë me vite me radhë dhe pse ky vend nuk ia di vlerat e vyera që ka ky profesion.

Sot prej jush profesioni me i shenjtë ka marrë një plagë shumë të madhe…

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *