Lajme

Detajet/ Tenderi 86 milionë lekë për pajisjet që i vuri prangat Thoma Gëllçit

Mësohen detaje të reja nga arrestimi i ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjësve të këtij institucioni. Sipas SPAK, ata akuzohen për akuzat “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

Bëhet fjalë për tenderin me vlerë mbi 86 milionë lekë të reja (pa TVSH) të zhvilluar në vitin 2019 për blerjen e pajisjeve për kanalin “TVSH Agro”.

Lexo më shumë  Kurti në rajonin e Pejës kemi përkrahur me shtesa rreth 2900 gra lehona dhe mbi 18 mijë fëmijë, kurse me punësim 550 të ri të punësuar në programin Superpuna

Sipas SPAK rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar kanë favorizuar në këtë procedurë dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.

News 24 raportoi se Gëllçi dhe 3 punonjësit nuk i kanë pranuar akuzat duke i kundërshtuar ato.

Brenda 72 orëve ata duhet të paraqiten para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë të dhënë paraprakisht nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Lexo më shumë  Analisti: Vuçiqi do përfundojë si Gruevski

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *