Çertifikatat e vaksinimit në Shqipëri do të njihen në Angli
Çertifikatat e vaksinimit të Shqipërisë do të njihen edhe në Britaninë e Madhe. Këtë gjë e ka bërë të ditur ambasadori Britanik në vend Alastair King-Smith, ku me anë të një postimi në Twitter shkruan se nga 11 shtatori të gjitha çertifikatat e vaksinave do të njihen në Angli.
“Lajm i mirë për shqiptarët, britanikët dhe shtetasit e tjerë që nisen për në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria. Nga 11 tetori, certifikatat e vaksinave të lëshuara në Shqipëri do të njihen edhe në Britaninë e Madhe”, shkruan ai.
Rruga Press