BallinaBota

10 ngjarjet kryesore të 2020, por që nuk lidhen me Covid-19

2020, këtë vit revista ”Time” e fshiu, dhe ky ishte një vit si asnjë tjetër më parë. Edhe pse do të mbahet në mend më shumë për pandeminë e Covid-19, kishte edhe ngjarje të tjera që dominuan këtë periudhë 12-mujore.

Largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja

Deputetet e Europës e kanë përkrahur marrëveshjen e Brexit me 621 vota pro dhe 49 kundër, duke i hapur kështu rrugën Mbretërisë së Bashkuar të largohet nga Bashkimi Europian. Eurodeputetët këndojnë dhe mbajnë duart e njëri-tjetrit pasi miratuan largimin eMbretërisë së Bashkuar nga BE gjatë një seance plenare në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Harvey Weinstein u dënua me 23 vite burg, për përdhunim dhe ngacmim seksual

Harvey Weinstein lë një gjykatë të Manhattanit pas një dite të dytë për gjyqin e tij mbi akuzat e përdhunimit dhe sulmit seksual.

Lëvizja Black Lives Matter e cila shpërtheu në SHBA, reflektoi edhe në nivel global

Kauza e Black Lives Matter shpërtheu pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd më 25 maj të vitit 2020. Floyd vdiq pasi njëri prej oficerëve gjatë arrestimit të tij i vendosi gjurin në qafë për gati 8 minuta. Protestat që kishin për qëllim reformimin e policisë, reflektuan edhe në shumë vende të botës.

Kometa Neowise ndriçoi qiellin

Kometa e quajtur zyrtarisht C/2020 F3, e cila bëri paraqitjen e saj në vitin 2020, nuk do të shfaqet përsëri për 6,800 vite, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Qiellit të Errët (IDA). Kometa Neowise e dukshme në qiellin e mbrëmjes mbi veprën artistike të titulluar: “Seven Magic Mountains” të artistit Ugo Rondinone.

Shpërthimi masiv që shkatërroi Bejrutin

Më 4 gusht, ndodhi një shpërthim masiv në portin e Bejrutit në Liban, ku humbën jetën 200 persona. Hoda Kinno, 11 vjeç, evakuohet nga xhaxhai i saj Mustafa menjëherë pas një shpërthimi masiv në portin në Bejrut, Liban. Një zjarr shkaktoi shpërthimin e 2,750 tonë të kimikateve, të cilat ishin të ruajtur në portin detar të kryeqytetit libanez.

Protestat në Bjellorusi

Protestat në Bjellorusi shpërthyen në gusht pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, ku fitoi Aleksandër Lukashenko. Ky i fundit thuhet se fitoi 80 për qind të votave. Përkrahësit e opozitës bjelloruse ndezin telefonat e tyre dhe ”tundën” një flamur të vjetër kombëtar bjellorus gjatë një tubimi proteste përpara ndërtesës së qeverisë në Sheshin e Pavarësisë. Motivi i këtyre demonstratave lindi pasi opozita fajësoi Lukashenkon për manipulimin e rezultatit, derisa iu kërkua edhe dorëheqja e tij.

Vdekja e Ruth Bader Ginsburg

Anëtarja e Gjykatës së Lartë në SHBA dhe kampionia e të drejtave të grave ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare më 18 shtator. Një anëtar i stafit vendos një foto të anëtares në Gjykatën e Lartë para mbajtjes së një ceremonie në shtet në Statuary Hall në Kapitolin e SHBA në Washington D.C, 25 shtator.

Zjarret në Kaliforni, SHBA

Flakët masive që mbërthyen Kaliforninë shkaktuan evakuimin e mijërave njerëzve në të gjithë shtetin. Kjo dukuri la disa persona të vdekur. Flakët mbërthyen Glass Mountain Inn në Saint Helena, California, SHBA.

Lufta në Nagorno-Karabakh

Në fund të muajit shtator filluan përplasjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabakh. Banorët jashtë Nagorno-Karabakh ia vunë flakën shtëpive të tyre para se të arratiseshin për në Armeni, pasi një pjesë e territorit iu dorëzua Azerbajxhanit. Palët të cilat nënshkruan një marrëveshje armëpushimi me ndërmjetësimin e Rusisë, e shkelën atë javën e kaluar, ku u raportua për disa përplasje.

Kampi Moria

Kampi Moria në ishullin Lebsos të Greqisë që ishte shtëpi për mijëra emigrantë u dogj në muajin shtator. Një grua mbart një fëmijë përpara flakëve pasi një zjarr i madh shpërtheu në kampin e migrantëve Moria në ishullin grek të Egjeut Lesbos.

Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

Kandidati i demokratëve, Joe Biden, fitoi zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, duke fituar kështu 306 vota elektorale. Një demonstrues mban një shenjë derisa pret rezultatet e zgjedhjeve në Black Lives Matter Plaza, 3 nëntor 2020, në Washington. Fitorja e tij u konfirmua më 14 dhjetor edhe nga Kolegji Zgjedhor në SHBA.

Vdekja e legjendës së futbollit, Diego Maradona

Ish-futbollisti argjentinas Diego Maradona, ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare pas një sulmi në zemër. Njerëzit mblidhen nën një murale që “përshkruan” imazhin e legjendës së futbollit Diego Maradona, në Napoli, Itali.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Rruga Press

YouTube player