Lajme

Dogana e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu ka pritur sot në takim homologun e tij shqiptar Genti Gazheli, me të cilin ka biseduar për bashkëpunim reciprok.

Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit diskutuan mbi tema me interes dypalësh me qëllim përshpejtimin dhe lehtësimin e procedurave doganore në kalimin e mallrave në mes të dy vendeve me theks të veçantë në pikëkalimin e Vërmicës dhe Durrës, procedurat e thjeshtësuara të ndërsjella, sensibilizimi i operatorëve ekonomikë për këto procedura, mundësia e njohjes së ndërsjellë të plumbosjes, si dhe sigurimi i prezencës së mundshme të autoriteteve të Kosovës në Porto Romano.

Lexo më shumë  Kryeministri holandez adopton qen nga Kosova, e quan Muja

Drejtori i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu tha se ngritja e bashkëpunimit me Doganën Shqiptare sjell përfitime për biznesin e Kosovës po ashtu edhe të Shqipërisë, andaj do të punojnë të lehtësojmë biznesin legjitim dhe të luftojnë parregullsitë dhe korrupsionin.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos sot për numrin 2 të qeverisë Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *