“SERVILAT, HAJDUTËT, BANDITËT”, QYTETARËT SHPËRTHEJNË NDAJ BDI PËR FUSHATËN E ARMATOSUR
Qytetarë të shumtë kanë shpërthyer ndaj BDI pas videove ku janë përdorur armë gjatë fushatave elektorale për zgjedhjet lokale në RMV.
Ata i cilësojnë kandidatët e BDI si hajdutë e banditë, teksa i dënojnë rëndë dhe si të rrezikshme këto akte të përsëritura shumë gjatë kësaj kohe.
Lexo më shumë Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit
Ajo që është vënë re gjatë këtyre ditëve të para të fushatës elektorale për zgjedhjet e 17 tetorit është përdorimi i presioneve ndaj qytetarëve, ndërkohë që nuk dihet nëse ka ndonjë qëllim e mesazh zhurma e krismave të armëve të zjarrit. /news33/
Rruga Press

