KFOR-i del me njoftim pas vendosjes në Jarinjë dhe Bërnjak
Misioni KFOR-it në Kosovë kanë lëshuar një komunikatë për media pas fillimit të vendosjes në Jarinjë dhe Bërnjak siç edhe e thotë marrëveshja e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO ka filluar hapat në mbështetje të impelementimit të marrëveshjes së fundit për de-eskalim në veri të Kosovës e arritur në mes të Prishtinës dhe Beoradit në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në komunikatë.
KFOR-i gjithashtu ka treguar se në përgjigje të zhvillimeve në veri të Kosovës, kanë rritur numrin e patrullimeve në rrugët të cilat janë bllokuar nga barrikadat.
“Duke filluar nga ky vikend, për dy javë rresht, KFOR-i do të qëndrojë përkohësisht në këtë zonë, në pajtim me marrëveshjen e përmendur dhe në përputhje me mandatin që derivon nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, për të siguruara një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, përfundon njoftimi./kallxo/