Lajme

Kryengritja antikomuniste/ Presidenti vlerëson figurat e lëvizjes, nderohet Llesh Marashi

Presidenti Ilir Meta, dekoroi me titullin “Për merita të veçanta civile”, disa nga personalitetet e kryengritjes antikomuniste të Koplikut të vitit 1945.

Ylli Asllani, në emër të Presidentit Meta, u dorëzoi çertifikatat e nderimit paardhësve të ish-pjesëmarrësve të kryengritjes së Koplikut në Malsinë e Madhe.

I biri i Llesh Marashit, ish kryetarit të kryengritjes antikomuniste të Malsisë së Madhe, Rudolf Marashi rrëfeu për mediat historinë e arratisjes së tij në SHBA, pas ngjarjeve të mesit të shekullit të kaluar, ndërsa shprehu mirënjohjen për vlerësimin që iu bë babait të tij.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

Llesh  Marashi, drejtoi kryengritjen e Malёsisё së Madhe, e quajtur ndryshe kryengritja e Koplikut. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1945. Kryengritja nisi me shpresë se do të masivizohej edhe në krahinat e tjera përreth, gjё që nuk ndodhi dhe kryengritja dështoi, duke përfunduar me ekzekutimin e kryengritësve nga komunistët, ndërsa disa të tjerë u arratisën jashtë vendit. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *