Prishtinë/Nga hapësira me mbeturina në mural artesh
Mbi muret e kufizuara me dërrasa të zeza janë vendosur ngjyrat dhe format e ndryshme nga katër artistët e rijnë në objektin e fakultetit Teknik, në Universitetin e Prishtinës.
Nga një hapësirë me mbeturina ai mur i ka dhënë ngjyra korridorit të tre fakulteteve që ndodhen në këtë objekt.
Studentët Rena Begolli, Luiza Thaçi, Albion Begisholli dhe Drenusha Dalipi, të cilët janë në përfundim të studimeve në drejtimin Pikturë në Fakultetin e Arteve përreth tre javë kanë punuar në këtë mural.
Një qytet brenda gjashtë hapësirave të bashkuara
Rene Begolli ka treguar se krahas bashkëpunimit të mirë mes studentëve, profesorëve dhe dekanëve, kanë arritur të përfundojnë punën e tyre.
“Kemi mendu qysh me kthy qat pjesë për shkak se ka qenë shumë e thatë dhe një hapësirë shumë e madhe e pa shfrytëzuar dhe me e bë një mural që kish mujt me i jep më shumë jetë fakultetit. Ideja ka qenë me e lidh me konceptin se çka po bënë fakulteti dhe qajo ndertës në përgjithësi. Është një vend ku studiohet ndërtimtaria, studiohet elektroteknika, më shumë zhvillimi i një shteti.”, ka thënë ajo.
Dekani i Fakulteti të Ndërtimtarisë, dhe profesoresha, Zake Perlvukaj kanë bashkëpunuar që t’i japin një pamje tjetër të tre fakulteteteve të cilat zhvillojnë ligjëratat në të njëjtin objekt.
“Është pjesë e brendshme dhe reprezentative kur hyn në fakultet. Studentët nuk janë vetëm interpretues të këtij murali, por e kanë kriju vetë motivin. Studentët kanë bë skica, skica dhe i kanë bashkuar idetë e tyre”, ka thënë profesoresha Perlvukaj.
Dekani Grajçevci, ka bërë të ditur se janë larguar 15 kamionë me mbeturina për të liruar hapësirën, e cila është shfrytëzuar për të bërë muralin.
E gjithë puna dhe materiali është bërë në mënyrë vullnetare.
“Për realizimin e muralit, ndihmuan me donacione kompani vendore me materiale, skeleti dhe ndihmese logjistike te nevojshme për realizimin e punës. Për ndihmat dhe mbështetjen e dhënë ju jemi shum 137 mirënjohës dhe falënderues. Artisteve të rinj të Kosovës, ju jemi gjithashtu shumë mirënjohës”, ka thënë ai.
Grajçevci thotë se tani monotonia në objekt është thyer dhe se ka projekte të tjera për të cilat duhen donator për t’i përfunduar ato.