KryesoreLajme

As dora e kryeministrit nuk e pastroi, “male” me mbetje inerte në Pyllin e Sodës pas aksionit të pastrimit

YouTube player

As dora e kryeministrit nuk mjaftoi për të pastruar pyllin e Sodës.

Vetëm pak ditë, pasi Rama mblodhi qindra vullnetarë, 2 ministra, e zyrtarë të tjerë për të nisur aksionin masiv të pastrimit, Pylli i Sodës në Vlorë ishte në këtë situatë sot.

Tonelata me mbeturina mund të gjenden lehtësisht në atë që quhet “mushkëria e Vlorës.”

Qytetarët që zgjedhin të ecin në Pyllin e mbushur me mbetje, shprehen të zhgënjyer

“Kanë hedhur thasët me mbeturina, me inerte brenda në pyll.”

“Është skandal.”

Edhe pse gjatë vëzhgimit të Ora News në Pyllin e Sodës nuk u konstatuan grupe pastrimi, Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Manaj, tha se të gjithë institucionet janë në këmbë, madje edhe vullnetarë nga shtete të huaja.

Lexo më shumë  Walker lë në gjykatë dëshminë për krimet e luftës

“Që prej datës 7, sot dhe deri në datën 27 do të jetë i gjithë qarku në këmbë. Janë çuar të gjitha institucionet, qytetarë, vullnetarë, madje po përmend dhe faktin që kemi pasur vullnetarë nga shtete të ndryshme,” tha ai.

Por për plehrat që mund të gjenden në çdo cep të Pyllit të Sodës, prefekti ka një tjetër teori; Sabotimin!

Lexo më shumë  Kurti: Rahovecin do ta mbështesim me afro 8 milionë euro për ndërtimin e rrugës me katër korsi Rahovec-Xërxë

“Nuk mund të mbajmë përgjegjësi për divanet e hedhura pas aksionit apo mbeturinat e hedhura të freskëta. Të hedhura gjithçka me qëllim për të sabotuar këtë nismë,” tha ai.

Veç Mushkërisë së qytetit, masakra mjedisore ka prekur edhe bregdetin e Vlorës ku në disa zona janë hedhur inerte.

Mbrëmjen e së martës, policia lokale bllokoi 10 kamionë që dyshohet se do t’i hidhnin mbetjet në det.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *