Varianti “Delta” i Covid-19 vjen në Shqipëri, ISHP nuk njofton
nga Britania e Madhe.
Një rast, që ka fluturuar nga Britania e Madhe në Tiranë. Para se të vinte për pushime në vendin tonë, ai ka bërë një test në Britani, pasi kishte disa simptoma të dyshimta. Dhe vetëm një ditë pasi ka mbërritur në Shqipëri, i ka ardhur përgjigja nga laboratori britanik, se është pozitiv me mutacionin Delta të koronavirusit, raporton gazetarja Alma Demiraj.
Dhe ky nuk mund të jetë rasti i vetëm, pasi për të hyrë në Shqipëri nuk është kusht testi negativ i Covid 19.
Gazetarja shton se Instituti i Shëndetit Publik ka dijeni për rastin dhe po monitoron kontakte të afërta me të infektuarin, por nuk dihet përse nuk konfirmon hyrjen e mutacionit të koronavirusit në vendin tonë.