Lajme

Kurti merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Pjesëmarrjen e të parit të vendit në këtë forum që do të mbahet të enjten dhe të premten në Paris e që do të jenë rreth 450 pjesëmarrës në tërësi, e ka bërë të ditur për Kohën, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ndërkohë që Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci, samit ky i cili do të mbahet për herë të parë në SHBA.

Lexo më shumë  Në marshin ushtarak të Republikës Serbe në Banjallukë, morën pjesë Milan Radojçiqi si dhe anëtarë të klubit rus të motoçiklistëve Night Wolves

Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kanë bërë të ditur se pse Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Serbia mbetën jashtë Samitit për Demokraci.

Në përgjigje u tha se jo të gjithë partnerët mund të akomodohen në këtë nismë.

“Samiti për Demokraci i presidentit është një nga shumë nismat amerikane e fokusuar në avancimin e demokracisë, luftimit të korrupsionit dhe promovimit e respektimit të të drejtave të njeriut anë e mbanë botës. Jo të gjithë partnerët mund të akomodohen në këtë nismë” u tha në përgjigjen e ambasadës.

Lexo më shumë  Panik në kabinetin e Vuçiqit: Në orët në vijim pritet njoftimi për një paketë të gjerë sanksionesh amerikane

Megjithëkëtë nga ambasada u tha se ShBA-ja do të punojë me Kosovën në forme të tjera për të avancuar dhe fuqizuar demokracinë, parandaluar rrëshqitjen demokratike, promovuar respektimin e t ë drejtave të njeriut dhe për të luftuar korrupsionin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *