Lajme

IMT nis aksionin e shembjes së banesave te 5 Maji, banorët: Kemi një plan sekret, ja si do rezistojmë

Vazhdon të jetë e tensionuar situata në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku IKMT ditën e sotme ka shembur banesat e para si pjesë e vendimit të Qeverisë për prishjen e tyre, në kuadër të projektit për ndërtimin e shtëpive për të prekurit nga tërmeti.

Qytetarët kanë kundërshtuar shembjen e shtëpive ndërsa kërkojnë kompensimin “metër për metër” për banesat e tyre. Një qytetar thotë se do të përdoren të gjitha mënyrat që fadromat të mbahen sa më larg duke thënë se nuk do të lejohen të shembet asnjë shtëpi. Një banore tjetër thotë se nuk do të dalë nga banesa duke zgjedhur që të vritet nga fadroma.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

“Për të hequr belanë mos kemi policinë nëpër këmbë kemi lejuar që të prishë këto banesa, kemi planifikuar të protestojmë përditë. Në cdo shpi kemi futur banorët që u është prishur shtëpia. Nëse vjen IKM të na prishë shtëpitë do të veprojmë, kemi disa hapa sekrete nuk i themi se na e merr vesh Bashkia e Tiranës. Nga sot nuk do të ketë asnjë prishje të shtëpive në këtë zonë”, tha një banor.

“Ne do të mbrojmë shtëpia tona. Unë shpresojmë që mos kenë më punë më ne pa firmos ne nuk do të lejojmë të prishen shtëpitë. Jemi të detyruar të mbrojmë shtëpitë tona, hipin në soleta apo jo, i gjuajmë me gurë është pjesa jone. Këto shtëpitë që janë prishur pronarët janë jashtë shtetit dhe nuk duan të merren me këtë shtet mafioz”, u shpreh djali i ri.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

“Nëse shikoni sjellje agresive nga ne atëherë dihet kush është provokuesi. Do ta provoni nëse do ta shembin pa firmosur. Sipas ligjit unë do të jem brenda shtëpisë, le të shembin dhe të më vrasin mua”, tha një banore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *