KryesoreLajme

Të enjten pritet të fillojë intervistimi i kandidatëve për bord të RTK-së

Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së, ka njoftuar se intervistimi i kandidatëve pritet që të fillojë të enjten.

“Nëse nuk ka seancë kuvendi, intervistimi do të fillojë më 11 nëntor, të enjten nga ora 9:00 deri në 16:00, por në rast se ka seancë plenare atëherë intervistimi do të fillojë të premten”, ka njoftuar kryesuesi i këtij Komisioni, Armend Zemaj.

Gjithashtu, komisioni vendosi që dy kandidatëve, Ejup Gonjovci dhe Albana Krasniqi, të cilët në mbledhjen e kaluar ishin eliminuar nga gara, t’iu jepet edhe një mundësi që deri në intervistim të sjellin certifikatën e lindjes më të re se 6 muaj, në mënyrë që të jenë pjesë e garës. Të dy janë eliminuar për shkak se kishin dorëzuar certifikatën e lindjes me afat të skaduar.

Lexo më shumë  Nga maji, prodhuesit vendas në Shqipëri paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve për detergjentët

Thirrja për aplikim për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptar në bordin e Radiotelevizionit të Kosovës u hap në korrik të këtij viti.

Bordi i RTK-së u shkarkua më 8 korrik të këtij viti nga Kuvendi i Kosovës. Shkarkimi i këtij bordi ngjalli shumë reagime. Opozita kundërshtoi fort ndërsa deputetët e pozitës dhanë arsyet e shkarkimit.

Komisioni ad-hoc për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës kanë eliminuar nga gara rreth 30 kandidatë nga 127 sa kishin aplikuar për shkak se të njëjtit nuk i kanë plotësuar kriteret e aplikimit.

Lexo më shumë  Shqipëria për fitore në Poloni, formacionet zyrtare

KALLXO.com përmes qasjes në dokumente publike në Kuvendin e Kosovës kishte siguruar listën me 127 aplikues për anëtarë të Bordit të RTK-së.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *