BallinaBota

Tërmet me magnitudë 6.3 në Filipine

Filipinet janë tronditur nga një tërmet i fuqishëm. Mediat e huaja raportojnë se tërmeti i fortë u ndie në provincën Batanga, në ishullin Luzon në Filipine , herët në mëngjes.

Sipas të dhënave tërmeti u regjistrua me madhësi 6.3 të shkallën Rihter nga Instituti Filipinik i Sizmologjisë dhe Vullkanologjisë (PHIVOLCS) dhe Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Lexo më shumë  Duartrokitje të shumta për Von der Leyen pasi ajo kritikoi Orbanin për “miqësinë me Putinin”, në fjalimin e zjarrtë në Parlamentin Evropian

Sipas institutit, thellësia e tërmetit, e regjistruar në 07:43 (lokale), ishte 74 kilometra, ndërsa epiqendra e tij ishte 10 kilometra në veriperëndim të qytetit të Calatagan, rreth 100 kilometra në jug të kryeqytetit.

Instituti vlerësoi se nga goditja e fortë mund të jenë shkaktuar dëme. Sidoqoftë, deri më tani nuk ka informacion mbi viktimat ose dëmtimet serioze.

Filipinet shpesh goditen nga tërmetet, pasi arkipelagu ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Oqeanit Paqësor.

Lexo më shumë  Gjykata rumune ia ndalon garimin kandidates presidenciale për shkak të qëndrimeve proruse
YouTube player