Ish-ambasadori britanik shkon me flamur të Kosovës në një stadium në Britani
Ish-ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka marrë me vete flamurin e Kosovës në njërin nga stadiumet e Britanisë së Madhe.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë O’Connell, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’.
“Flamuri i parë i Kosovës në Twickenham? Ma argumento të kundërtën”, ka shkruar ai.
Ish-diplomati britanik ka shkuar ta shohë përballjen në regbi ndërmjet Anglisë dhe Tongës.
Rruga Press