Lajme

Rritet çmimi i druve, qytetarët: Do hamë sa të kemi, do ngrohemi kur të kemi!

Për banorët e zonave veriore dhe juglindore ngrohja me dru është e vetmja mënyrë për të përballuar temperaturat e ulëta gjatë dimrit.

Çmimi i druve është rritur me 1 mijë lekë. Në Korçë nga 3500 lekë për metër kub, që ka qenë një vit më parë ka shkuar 4.500.  Të moshuarit do ta kenë më të vështirë të ngrohen këtë dimër.

Ata thonë se është e patolerueshmje rritja, ndërsa ka edhe nga ata që thonë se nuk i kanë siguruar ende.

“120  mijë lekë pensionin. Ne nuk rregullomi dot me bukën jo më me drutë. Ajo është për të marr nga Stambolli. Nuk e di si do ia bëjmë. Aq ato s’dalin për ilaçe. Pa ngrohje dhe zihemi tere naten pse si kemi marre akoma”.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Jemi mësuar me vuajtje, po këta po e kalojnë atë fare, këta bëjnë si të duan me çmime. Përrallat që bejne këtam të rrjepin, shteti fle se po të doje këtu, jo babë si bëhet. Si do ia bëje ky milet. Do hamë sa te kemi dhe do ngrohemi kur të kemi”, shprehet një qytetar.

Është rritur shumë. Ca të marr unë, 150 mijë lekë pension kam. Të marr ilaçe apo ca.  Pa dru nuk bëhet. Mendo atë qe nuk ka, qaj për atë që nuk ka. S’ka kontrolle”, ka thënë një banor.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Gjatë dimrit një familje në Korçë i nevojiten 10 deri në 12 metër kub dru për tu ngrohur.

“Duhen 10 metro, sido të bëhet aq duhen. Të ndizet në mëngjes e të fiket në darkë. Duhet 400 mije. Ky çmim është rritur nga firmat, sjellin dru që janë të çara.”

Edhe çmimi i druve në Kukës, në qytetin më të varfër në vend ka shkuar nga 4 mijë lekë në 5 mijë./abcnews/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *