BallinaLajme

Greqia miraton dekretin: Zgjerohemi me 12 milje në detin Jon, i çojmë mesazh edhe Turqisë (Çfarë thuhet për Shqipërinë)

Qeveria e Greqisë ka miratuar dekretin për zgjerimin e ujërave të saj territoriale në detin Jon.

Dekreti kërkon zgjerimin e Greqisë me 12 milje, që përfshin kryesisht pjesën veriore të detit Jon deri në kepin Tainaro.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, ky është një mesazh që Athina zyrtare i dërgon Turqisë, dhe në këtë mënyrë i hapet rruga dhe zgjidhjes së konfliktit me Shqipërinë, që mbahet pezull që nga viti 2009, pas rrëzimit të marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Zgjerimi i ujërave territoriale në rajonin e Jonit, në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për Ligjin e Detit, përkthehet automatikisht sipas mediave greke në një Zonë Ekonomike Ekskluzive (EEZ), pra në një zonë detare në të cilën një shtet ka të drejtë të hulumtojë ose shfrytëzojë burimet detare, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.

Në të njëjtën kohë, vizatimi i vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugë që çështja mes Shqipërisë dhe Greqisë të mund të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Kjo është rruga për të cilën palët kanë rënë dakord në një takim të mbajtur në Tiranë mes kryeministrit Edu Rama dhe Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias.

YouTube player