Lajme

Shqipëria do të “pushtohet” nga moti i keq, Drejtoria Detare apel për kujdes

Drejtoria e Përgjithshme Detare me seli në Durrës ka njoftuar se si rezultat i erërave të forta moti përgjatë të gjithë bregdetit do të jetë i përkeqësuar.

Vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i keq sot dhe nesër. Për shkak të masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë jugperëndimore, moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash e reshje shiu.

Po ashtu, era do të fryjë e fortë dhe do të shoqërohet edhe me dallgëzim të lartë në det të forcës 4 dhe 6 ballë në brigjet e Jonit. Drejtoria e Përgjithshme Detare me seli në Durrës ka njoftuar se si rezultat i erërave të forta moti përgjatë të gjithë bregdetit do të jetë i përkeqësuar.

Lexo më shumë  Molotovë drejt selisë së PS, në flakë banderola me foton e Ramës "Vetëm Përpara"

Sipas drejtorisë, zonat bregdetare do të përfshihen nga era me drejtim jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valëzimi në detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me lartësi dallge mbi 3 m dhe në detin Jon forca 5-7 me lartësi dallge deri në 4 m.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.”

Rruga Press

Lexo më shumë  Sveçla: As që bëhet fjalë të plotësohet kërkesa e Vuçiqit për kthimin e ish-policëve në veri
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *