Për fat të keq, Kosova në Evropë ende shihet sipas prizmit të Serbisë
Shkruan Enis Sulstarova
Intervista e kryeministrit Kurti ne emisionin “Hard Talk” te BBC-se tregon se, per fat te keq, Kosova ne Evrope ende shihet sipas prizmit te Serbise dhe ne funksion te Serbise.
Intervistuesi e pyet pse prioriteti i qeverise jane hapja e vendeve te punes dhe sundimi i ligjit dhe jo bisedimet me Serbine, ne kohen kur Kosova e shpalli pavaresine per te jetuar veçmas Serbise dhe jo e varur prej kesaj te fundit.
Kur tjetri nuk te njeh do te mesohesh te funksionosh si shtet pa te njohur dhe jo ta lusesh e t’i japesh te kuptoje qe te ka ne dore.
Pastaj kush tha qe njohjet nga Spanja, Qipro, Kina jane te lidhura me njohjen nga Serbia?
Keta shtete nuk do ta njohin Kosoven per shkak te dinamikave te brendshme, qe nuk kane te bejne me Serbine dhe Kosova duhet te ekzistoje paçka se anetaresimi i saj ne BE, NATO dhe OKB do te jete nje proces i gjate.
Rruga Press