Babica e Vlorës pa ujë, banorët të irrituar: Ujë nuk sjellin, na fusin dhe në burg!
Në fshatin Babicë të Vlorës, rreth 10 mijë banorë vuajnë prej vitesh nga mungesa e ujit. Sipas tyre, nga ujësjellësi aktual i fshatit vjen vetëm dy orë ujë në ditë. Por, edhe pse në kohë kaq të kufizuar uji që shkon në banesat e tyre është i ndotur dhe nuk mund të pihet.
Banorët kanë akuzuar Bashkinë dhe Qeverinë, për mosmbajtjen e premtimit për ndërtimin e ujësjellësit të ri. Ata shprehen se jetesa e tyre është bërë tepër e vështirë, ndërsa blerja e ujit për ta është një kosto e dyfishtë.
Rruga Press