KryesoreLajme

Zgjedhje të reja vendore/ Gjykata Kushtetuese diskuton sot për shtatë Bashkitë

TIRANË– Gjykata Kushtetuese pritet të dalë sot në një vendim përfundimtar për zgjedhjet vendore të 2019-ës.

Në një kohë që Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 2019-ës pas opinionit të Komisionit të Venecias, pritet që në shtatë bashki të shpallet nga Presidenti i Republikës Ilir Meta data për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Janë 7 bashki në të cilat do të zhvillohen votime të pjesshme. Bëhet fjalë për bashkitë e Shkodrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës, Dibrës, Lushnjes dhe Mallakastrës, qytetarët e të cilave do të ftohen në votime për shkak se ato drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të zgjedhur. Në 4 bashki krerët e propozuar nga PS-ja rezultuan me probleme me ligjin e dekriminalizimit.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *