Lajme

Nuk ndalet protesta tek “5 Maji”, banorët në mbrojtje të shtëpive: Kemi zbuluar planin e fshehtë të Bashkisë

Banorët e rrugës “5 maji” në Tiranë, e kanë nisur javën me protesta kundër vendimit të bashkisë për tu shembur banesat.

Banorët të cilët edhe mbrëmjen e sotme kanë dalë në protestë shprehet se shembja e banesave është në kundërshtim të ligjit.

Ata thonë se kanë gjetur planin e fshehur të Bashkisë, ku në vend të shtëpive të tyre do të ndërtohen kulla.

“Kërkojmë që të mos prishen shtëpitë tona. Nuk kemi asgjë me askënd. Asnjeri nuk duhet të na cenoj shtëpitë tona pa marrëveshje pa konkratë përfundimtare. Është e padrejtë që të na prishet shtëpia dhe të na thonë se shtëpitë do I merrni pas dy muajsh. Kemi gjetur planin e fshehur, do ndërtohen kulla. Bashkia e Tiranës nuk e publikon projektin. Ju bëj thirrje banorëve që të mos dorëzohen. Tre familje ka mashtruar Bashkia e Tiranës, as një nga ne nuk a firmosur kontrata.”

Një tjetër banor shprehet se shteti po i dhunon në shtëpitë e tyre.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Bashkia po na bie në qafë. Taksat i paguajmë. Këtu ka diçka që nuk shkon. Shteti po na dhunon në shtëpitë tona.”

Edhe pse kanë shpalosur kërkesat dhe ankesat e tyre në Kryeministri dhe tek Avokati i Popullit, ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje, në lidhje me problemin e tyre.

“Kemi shpalosur kërkesat dhe ankesat tona, na është thënë që do na thonë se a janë zgjidhur problematikat por askush nuk ka dhënë sqarim. Prishja e shtëpive është në kundërshtim me ligjin. Banorët nuk kanë rëndë dakord për firmosjen e kontratës. Zona jonë nuk është pjesë e rindërtimit apo post tërmetit. Tërmeti tek ne nuk ka shkaktuar dëme. “/burimiora/

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *