Lajme

Rritet çmimi i naftës, shitet 183-187 lekë litri

Një litër naftë tregtohet prej ditësh në pikat e karburanteve deri në 187 lekë, ndërsa një muaj më parë çmimi ishte 10 deri 15 lekë më lirë. Ky shtrenjtim është pasojë e rritjes së çmimit të naftës në bursa.

Çmimi i karburanteve është rritur sërish. Një litër naftë, po shitet me 183 deri 187 lekë, duke u shtrenjtuar me 10-15 lekë, krahasuar me fillimin e tetorit.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Me të njëjtën vlerë po shitet edhe benzina, ndërsa çmimi i gazit  ka mbetur i pandryshuar 89 lekë. Ky është shtrenjtimi i 6 që po ndodh në tregun e hidrokarbureve brenda këtij viti, ndërsa në fillim të tetorit nafta shitej 177 lekë/litër.

Shkak për këtë rritje, sipas ekspertëve është bërë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ku një fuçi shitet $84.3 dollarë, nga 80 që ishte në fillim të tetorit. Ekspertët, përmendin edhe taksat që aplikohen mbi këto produkte, kur flasin për çmimin e lartë të hidrokarbureve.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Me këtë trend çmimesh, edhe çmimi i gazit pritet të pësojë rritje, pasi qeveria kërkon të unifikojë akcizën e gazit të karburanteve dhe atij për ngrohje, në 6 lekë për litër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *