Lajme

Tiranë/ Protestë tek ‘5 Maji’, banorët kundërshtojnë shembjet: Fadromat kalojnë mbi trupin tonë

Banorët e zonës “5 maji” në Tiranë, shtëpitë e të cilëve kanë nisur të shemben në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, janë ngritur sërish në protestë paraditen e sotme, duke bllokuar rrugën për të mos lejuar kalimin e fadromave të IKMT.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të policisë për të liruar rrugën, banorët kanë kundërshtuar duke theksuar se nuk do lejojnë shembjen e ndërtesave.

Ata pretendojnë se nuk kanë asnjë sqarim se përse po i shemben shtëpitë dhe as për dëmshpërblimin që duhet të marrin, duke u shprehur të vendosur për mbrojtjen e banesave.

Këtë të Hënë, nga autoritetet është oarashikuar shembja e një magazine në zonë.

“E hapim rrugën kur të largohet IKMT se ka ardhur për të na prishur shtëpitë tona. Policia është e mirëpritur, nuk ja bllokojmë rrugën nëse ka ndonjë emergjencë, por IKMT nuk ja hapim”, u shpreh një banor.

Lexo më shumë  Moti i keq - nisin avaritë dhe problemet me energjinë elektrike në Maqedoninë e Veriut

“Jo nuk e hapim, të vijë Erion Veliaj, këtu nuk hy njeri”, tha një tjetër.

“Nuk largohem unë se nuk kam ku shkoj, jam 10 veta në familje, le të kalojnë fadromat mbi mua, nga këtu nuk largohem, nuk kam vend ku të shkoj”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Nuk na kanë dhënë asnjë sqarim. Ne kemi kërkuar të drejtat tona, vijën sot për të na prishin shtëpinë. Askush nuk ka ardhur të na thonë pse po prishen, ku do shkojmë ne, ça dëmshpërblimi do marrim? Në VKM thuhet se do të ketë prishje nga  rindërtimi, por në zonën tonë nuk ka patur banesa të ndërtuara, ça rindërtimi. Zhvillimin e zonës e duam të gjithë, por kërkojmë që çdo banesë të vlerësohet në mënyrën e duhur, të na japin sa na takon. Ça urgjence ka IKMT që të na nxjerrin sot në rrugë me dhunë pa asnjë marrëveshje, nuk kemi bërë asnjë marrëveshje me Bashkinë”, tha një banor.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky financim është një dëshmi e solidaritetit kombëtar

Banorët janë kundër shembjes së banesave që sipas autoriteteve janë dëmtuar nga tërmet. Megjithatë, banorët shprehen se gjithë projekti nuk ka transparencë dhe janë të shqetësuar për fatin e tyre e të pronave në rast të shembjes së banesave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *